RPHS Law ka kënaqësinë të njoftojë se ka mbështetur me sukses Zvilo në sigurimin e një marrëveshje kredie në vlerë prej 75 Milionë € nga Fasanara Capital. Ky financim do i mundësojë Zvilo’s që të zgjerojë portfolion e tyre në Kosovë dhe në tregjet tjera ku operon. Si pjesë e transaksionit, RPHS Law ka vepruar si këshillues ligjor në kolateralizimin e aseteve lokale të mbajtura nga filiali i Zvilos në Kosovë, Zvilo Factor L.L.C.
Ky financim do ofrojë mundësi të reja për bizneset Kosovare për të iu qasur kapitalit punues për nevojat e tyre të financimit të zingjirit të furnizimit. RPHS Law ka ofruar këshillim ligjor gjithëpërfshirës përgjatë tërësisë së transaksionit, duke përfshirë këshillime rreth legjislacionit rregullator të aplikueshëm ndaj sigurimit të kolateralit të synuara dhe sigurimi i përputhjes së plotë me kërkesat ligjore lokale.
Ky transaksion përforcon pozicionin e RPHS Law si një këshillues ligjor i besueshëm për marrëveshje financiare inovative dhe vë në pah dedikimin e vazhdueshem të firmës ndaj mbështetjes së zgjidhjeve të reja financiare që vazhdojnë të ndihmojnë bizneset Kosovare të përmbushin nevojat e tyre për likuiditet ndërkohë që poashtu e bëjnë sektorin financiar në Kosovë më të qëndrueshëm dhe adaptues
Ekipi i RPHS Law u udhëhoq nga Partneri Mentor Hajdaraj, me mbështetje të vlefshme nga Bashkëpunëtori i Lartë Menaxhues Klit Shala, dhe Bashkëpunëtorët Art Sylaj dhe Erza Arifi.