Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon rastet duke i organizuar dokumentet përkatëse; kontrolluar kalendarin; orarin e takimeve; shkruan procesverbale; plotëson dhe vendos informata dhe të dhëna në databazën e mbajtjes së të dhënave dhe dokumenteve edhe në softuerin e menaxhimit të rasteve; informuar avokatët rreth rasteve;
- Ndihmon në zhvillimin e rasteve duhet mbajtur kontakt me palët e përfshira në rast; cakton takime me palët; përgaditë dhe dërgon thirrje dhe shkresa në Gjykatë;
- harton dokumente të ndryshme përfshirë padi, përgjigje në padi ankesa, kërkon dhe dorëzon fakte të reja në Gjykatë lidhur me rastet e ndryshme;
- përgatitë mbrojtjen e rastit ndaj palës kundershtare;
- Mban klientët të informuar rreth progresit të rasteve;
- Përpilon drafte të kontratave, opinioneve ligjore, dhe parashtresave të tjera për nevojat e Klientëve;
- Ndihmon në përgatitjen e rasteve duke bërë përmbledhjen e rastit dhe materialeve; përgatitë mbrojtjen; monitoron dhe pranon prova të reja rreth rasteve; organizon materialet për përfaqësimin e rasteve nga ekipi;
- Ndihmon në përgatitjen për seancat gjyqësore duke organizuar provat dhe faktet dhe mban shënime rreth seancave gjyqësore;
- Prezanton në seancat gjyqësore të lëmisë civile/ekonomike dhe të tjera;
- Rritë performancën e ekipit duke marrë pjesë në organizime të ndryshme të cilat ndihmojnë në zhvillimin profesional; lexon dhe ndan publikime të reja profesionale me kolegët;
- Realizon qëllimet e kompanisë duke pranuar detyra dhe kërkesa të reja; hulumton dhe kërkon mundësi të reja të cilat ia ngrisin vlerën punës dhe rritjen e biznesit; dhe
- Detyra të tjera që ndërlidhen në fushën e Shoqërisë së Avokatëve.
Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:
- Diplomë universitare të Fakulteti Juridik;
- Përvojë pune në fushën juridike të paktë dy (2) vite;
- Shkathtësi të larta në komunikim dhe shkrim juridik;
- Njohje të shkëlqyera të gjuhës së angleze;
- Njohje të punës në aplikacionet e Microsoft dhe Google Drive; dhe
- Provimi i jurispudencës, ka epërsi;
Dërgojeni CV në email jobs@rphs.law, me titullin “Aplikim për Bashkëpunëtor/e Ligjor/e”, deri me 31 Janar 2026.
Aplikacionet e dorëzuara jashtë afatit dhe pa titull nuk do të merren për konsideratë.
Vetëm personat në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.