RPHS Law

Miratohet Rregullorja për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar rregulloren e parë për licencimin e operatorëve të shërbimeve të kripto-aseteteve, duke shënuar një pikë kthese për sektorin financiar dhe teknologjikë të Kosovës dhe duke e sjellë Kosovën më afër trendeve në të gjithë Evropën në aspektin rregullativ, veçanërisht Rregulloren e BE-së për Tregjet e Kripto-Aseteve (MiCA).

Kjo rregullore u ofron operatorëve të licencuar siguri ligjore, besueshmëri të tregut dhe besim të konsumatorëve, duke siguruar kërkesat e pajtueshmërisë, duke filluar nga mjaftueshmëria e kapitalit deri te mbrojtja kundër pastrimit të parave (AML).

Kjo kornizë përcakton kushte të qarta për hyrjen dhe operimin në treg, duke përfshirë proceset e licencimit dhe miratimit për operatorët e bursës së kripto-aseteteve, kërkesat e qeverisjes dhe ato financiare për menaxhim të mirë, detyrimet për të mbrojtur fondet e klientëve, për të vepruar në standarde të rrepta të pajtueshmërisë mbi AML dhe financimin kundër terrorizmit, si dhe zbatimin e masave korrigjuese dhe gjobave për mosrespektim.

Lidhur me procedurat e licencimit, operatorët e licencuar, ose operatorët që kërkojnë të licencohen, duhet të përshtaten me kërkesa të konsiderueshme të pajtueshmërisë. Kompanitë që hyjnë në këtë sektor do të duhet të investojnë në strukturat e qeverisjes, sistemet e menaxhimit të riskut dhe programet AML/CTF që përmbushin standardet e BQK-së. Përfundimisht, aprovimi i kësaj Rregulloreje është një hap i madh përpara për sektorin financiar të Kosovës që hap rrugë për bizneset e fokusuara në kriptovaluta, që të zgjerohen, duke u dhënë konsumatorëve më shumë besim në treg.

Informacioni i përfshirë në këtë dokument nuk përbën këshillë ligjore për asnjë çështje specifike dhe jepet vetëm për qëllime të përgjithshme informative.