RPHS Law

Pozitë e hapur: Administrator/e i/e Zyrës:

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Sigurimi për furnizimet e zyrës dhe të mirëmbajtjes, menaxhimi i faturave dhe petty cash, fotokopjet dhe të gjitha punët teknike për zyrën dhe nevojat e stafit;
  • Kujdeset për të gjitha detyrat e nevojshme për zyrën, përfshirë menaxhimin, kontaktin me kontraktorët, furnizimet e nevojshme dhe detyra tjera sipas nevojës;
  • Mirëmbajtja, përditësimi dhe menaxhimi profesional i dosjeve të lëndëve dhe dokumenteve tjera që janë pjesë e zyrës, duke organizuar listën plotë të provave duke përdorur format standarde, në përputhje me rregullat e brendshme;
  • Regjistrimi i seancave, afateve ligjore të shkresave dhe çështjeve tjera me rëndësi, si dhe monitorimi i afateve dhe detyrave për stafin;
  • Pranimi dhe evidentimi i të gjitha informatave dhe shkresave të pranuara në zyre dhe dorëzimi i shkresave dhe njoftimeve të ndryshme në gjykatë, institucione publike, klientë, përmes postës apo email;
  • Koordinimi me bashkëpunëtorët ligjor lidhur me dërgimin e dokumenteve tek palët dhe koordinimi për detajet tjera sipas nevojës;
  • Njoftimi i palëve për shkresat, afatet dhe për çështjet tjera me rëndësi për palët, në përputhje me rregullat e brendshme;
  • Aplikimi dhe tërheqja e dokumenteve në të gjitha institucionet publike dhe palët private, si dhe përfaqësimi i zyrës sipas nevojës;
  • Përgatitja e dosjes dhe dokumenteve të nevojshme për raste gjyqësore, para seancave gjyqësore, takimeve me palët dhe sigurimi që dosja është e kompletuar me dokumente dhe informata;
  • Ndihmon në zhvillimin e rasteve duke mbajtur kontakt me palët e përfshira; cakton takime me palët; përgatit dhe dërgon thirrje dhe shkresa në Gjykatë;
  • Pranon dhe sistemon palët e treta në zyrë dhe shërben si pikë kontakti në mes të zyrës dhe palëve të treta, duke u përkujdesur që çdo kërkesë apo thirrje të përcillet tek personi përgjegjës në zyrë; dhe
  • Punë të tjera në funksion të mbarëvajtjes së punës në Shoqërinë e Avokatëve.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare të fakultetit juridik, ekonomik apo të ngjashme në fushën adminsitrative;
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në administratë;
  • Njohje të shkëlqyera të gjuhës së angleze;
  • Njohje të punës në aplikacionet e Microsoft dhe Google Drive; dhe
  • Shkathtësi të larta komunikim dhe organizimit.

Dërgojeni CV në email jobs@rphs.law, me titullin “Aplikim për Administrator/e i/e Zyrës”, deri me 31 Janar 2026.

Aplikacionet jashtë afatit dhe pa titull nuk do të merren për konsideratë. 

Vetëm personat në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.