RPHS Law

Pozitë e hapur: Bashkëpunëtor/e Ligjor/e (2)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon rastet duke i organizuar dokumentet përkatëse; kontrolluar kalendarin; orarin e takimeve; shkruan procesverbale; plotëson dhe vendos informata dhe të dhëna në databazën e mbajtjes së të dhënave dhe dokumenteve edhe në softuerin e menaxhimit të rasteve; informuar avokatët rreth rasteve;
  • Ndihmon në zhvillimin e rasteve duhet mbajtur kontakt me palët e përfshira në rast; cakton takime me palët; përgaditë dhe dërgon thirrje dhe shkresa në Gjykatë; 
  • harton dokumente të ndryshme përfshirë padi, përgjigje në padi ankesa, kërkon dhe dorëzon fakte të reja në Gjykatë lidhur me rastet e ndryshme;
  • përgatitë mbrojtjen e rastit ndaj palës kundershtare; 
  • Mban klientët të informuar rreth progresit të rasteve;
  • Përpilon drafte të kontratave, opinioneve ligjore, dhe parashtresave të tjera për nevojat e Klientëve;
  • Ndihmon në përgatitjen e rasteve duke bërë përmbledhjen e rastit dhe materialeve; përgatitë mbrojtjen; monitoron dhe pranon prova të reja rreth rasteve; organizon materialet për përfaqësimin e rasteve nga ekipi;
  • Ndihmon në përgatitjen për seancat gjyqësore duke organizuar provat dhe faktet dhe mban shënime rreth seancave gjyqësore;
  • Prezanton në seancat gjyqësore të lëmisë civile/ekonomike dhe të tjera;
  • Rritë performancën e ekipit duke marrë pjesë në organizime të ndryshme të cilat ndihmojnë në zhvillimin profesional; lexon dhe ndan publikime të reja profesionale me kolegët;
  • Realizon qëllimet e kompanisë duke pranuar detyra dhe kërkesa të reja; hulumton dhe kërkon mundësi të reja të cilat ia ngrisin vlerën punës dhe rritjen e biznesit; dhe
  • Detyra të tjera që ndërlidhen në fushën e Shoqërisë së Avokatëve.


Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare të Fakulteti Juridik;
  • Përvojë pune në fushën juridike të paktë dy (2) vite;
  • Shkathtësi të larta në komunikim dhe shkrim juridik;
  • Njohje të shkëlqyera të gjuhës së angleze;
  • Njohje të punës në aplikacionet e Microsoft dhe Google Drive; dhe
  • Provimi i jurispudencës, ka epërsi;


Dërgojeni CV në email jobs@rphs.law, me titullin “Aplikim për Bashkëpunëtor/e Ligjor/e”, deri me 31 Janar 2026.

Aplikacionet e dorëzuara jashtë afatit dhe pa titull nuk do të merren për konsideratë. 

Vetëm personat në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.