RPHS Law

RPHS Law ka këshilluar Swinto lidhur me shitjen e Aksioneve

RPHS Law ka këshilluar me sukses Swinto-n lidhur me shitjen e shumicës së aksioneve tek Virtus Invesco Partners L.LC. Swinto, është një institucion financiar jo-bankar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, i cili është i njohur për metodat e tij inovative të pagesave dhe shërbimeve më të avancuara financiare.

Si një degë e kompanisë së saj mëmë me bazë në Zvicër, Swinto vazhdon të përmirësojë praninë e saj në treg në mbarë Kosovën dhe më gjerë. Kjo blerje shënon një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin e Swinto, duke mundësuar investime dhe rritje të mëtejshme në tregun financiar të Kosovës. Transaksioni është kryer në përputhje me rregullativën ligjore të Bankës Qendrore e Kosovës, duke i hapur rrugën një zhvillimi të vazhdueshëm.

Ekipi i përkushtuar i RPHS Law, i udhëhequr nga Partneri Mentor Hajdaraj dhe Bashkëpunëtori i Lartë Menaxhues Klit Shala, luajtën një rol të rëndësishëm në strukturimin dhe lehtësimin e këtij transaksioni. Kjo arritje thekson angazhimin e Shoqërisë së Avokatëve RPHS Law për ofrimin e zgjidhjeve ligjore strategjike, me ndikim të lartë për klientët tanë në sektorin financiar.