RPHS Law ka kënaqësinë të njoftojë se ka vepruar si këshilltar ligjor transaksional në lidhje me blerjen e aseteve dhe detyrimeve të Türkiye İş Bankası A.Ş., Dega në Kosovë, nga Banka Ekonomike Sh.A., të dyja institucione financiare të licencuara që operojnë në Kosovë.
Ky transaksion shënon një zhvendosje strategjike nga Türkiye İş Bankası A.Ş. nga tregu i Kosovës, dhe një zgjerim të rëndësishëm të portofolit për Bankën Ekonomike, duke forcuar praninë e saj në treg dhe bazën e klientëve brenda sektorit bankar të Kosovës. Përvetësimi, i nënshkruar më 23 Prill 2025, morri miratimin nga autoritetet rregullative dhe përfaqëson një nga transaksionet më komplekse të këtij lloji në vend për sa i përket strukturës ligjore dhe konsideratave rregullatore.
RPHS Law ofroi këshilla ligjore që nga fillimi deri në fund, gjatë të gjithë transaksionit, duke përfshirë hartimin dhe strukturimin e marrëveshjes së transferimit të aseteve dhe detyrimeve, si dhe këshillimin mbi pajtueshmërinë rregullatore dhe sigurimin e miratimeve të nevojshme për mbylljen në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Autoritetin Kosovar të Konkurrencës.
Ekipi i RPHS Law u udhëhoq nga Partneri Mentor Hajdaraj, me mbështetjen e Bashkëpunëtorit të Lartë Menaxhues Klit Shala, Bashkëpunëtores së Lartë Blerina Ramaj, dhe Bashkëpunëtorit Art Sylaj, duke përbërë një ekip ndërdisiplinor me ekspertizë në ligjin bankar, tregtar dhe të konkurrencës, dhe është ekzekutuar në bashkëpunim me këshilltarë të tjerë të angazhuar nga palët në transaksion.
Ky përvetësim nxjerr në pah rolin e RPHS Law si një këshilltar ligjor i besueshëm për transaksione komplekse brenda industrisë bankare. RPHS Law vazhdon të mbështesë institucionet e mëdha dhe kryesore financiare, korporatat dhe investitorët në përvetësime të ndryshme.