RPHS Law

Fisnik Salihu
Partner Menaxhues

Fisnik Salihu është partner në RPHS Law, me një përvojë të jashtëzakonshme profesionale që përfshinë mbi 15 vite. Ekspertize e tij shtrihet në ofrimin e shërbimeve te klientët në fusha të ndryshme, duke përfshirë çështjet tregtare dhe të korporatave, pasuritë e paluajtshme, investimet, dhe me një theks të veçantë në industrinë bankare dhe financiare. Fisniku këshillon në të gjitha aspektet ligjore brenda sektorit bankar dhe financiar, dhe në fushat komplekse rregullatore dhe sfidat e pajtueshmërisë.

Përveç kësaj Fisniku mban pozitën e vlerësuar të Arbitrit. Ai shërben si arbitër si në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, dhe në Gjykatën e Arbitrazhit të Federatës Evropiane të Hendbollit në Vjenë, Austri. Ekspertiza e tij e arbitrazhit shtrihet në çështjet vendore dhe ndërkombëtare, ku ka shërbyer si arbitër dhe përfaqësues për klientët.

Education

Bachelor, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik (2007) Master, në në të drejtën ndërkombëtare tregtare dhe financiare, University of Groningen (2011)